Llangozi: Korrupsioni dhe pazaret në sistemin e drejtësisë, pasojat e reformës të paimplementuar

Avokati Arben Llangozi, i ftuar në programin "Kafe Shqeto", ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me reformën në drejtësi dhe situatën e korrupsionit në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Ai thekson se megjithëse sistemi i drejtësisë është shpallur i reformuar, realiteti është shumë ndryshe, duke theksuar se mbetet nën ndikimin e korrupsionit dhe pazareve që vështirë të ndalohen.

Në këtë intervistë, ai gjithashtu flet për raste konkrete të korrupsionit dhe për aspekte të tjera që përshkruajnë sesi drejtësia, e reklamuar si e reformuar, është në fakt e njëjta si më parë.

"Një klient që unë aktualisht kam, i kanë marrë 55 mijë euro për një masë sigurimi, 25 mijë euro i ka marrë gjyqtarja dhe 30 mijë ja ka marrë prokuroria në Sarandë. Çuditërisht e kanë nxjerrë një person që i shmangej drejtësisë prej 3 vitesh, brenda një ore"- u shpreh Llangozi.

Një situatë të tillë ai e sheh si një përpjekje për të mbuluar paaftësitë dhe defektet e sistemit aktual, duke nxjerrë në pah mungesën e kontrollit dhe hetimeve të brendshme.

Arben Llangozi:

Bregu gjithmonë zihen sepse ka interesa të larta, të cilat kanë përplasur edhe sistemin e drejtësisë.

Interesat padyshim janë korruptive, të cilat jo shpesh-herë nuk kanë qenë, kanë qenë dhe më parë, por aktualisht me reformën në drejtësi çmimet në jug janë rritur ndjeshëm, kështu që edhe në drejtësinë tonë të reformuar tashmë të reklamuar fuqishëm nga një protagonist kryesor që është kreu i LD Artur Metani, që ka detyrë të kontrollojë sistemin e drejtësisë, bëjnë propagandë duke dalë nëpër intervista, duke thënë se do bëjnë një standard.

Ai nuk ka këtë detyrë, por po e reklamon drejtësinë sikur kush e di se çfarë drejtësie kemi. Kemi një drejtësi e cila, ashtu siç janë rritur çmimet e turizmit në jug, kanë nisur të rriten edhe pazaret dhe kjo është evidente dhe SPAK ka evidentuar një fakt të tillë.

Një klient që unë aktualisht kam, i kanë marrë 55 mijë euro për një masë sigurimi, 25 mijë euro i ka marrë gjyqtarja dhe 30 mijë ja ka marrë prokuroria në Sarandë. Çuditërisht e kanë nxjerrë një person që i shmangej drejtësisë prej 3 vitesh, brenda një ore.

Në gjithë këtë situatë, ishte i pandehur, kishte vajtur edhe dosja për gjykim dhe çuditërisht, me gjithë këto rrethana, shkojnë dhe e nxjerrin brenda një ore.

Më pas, duke bërë ankim në 'Gjykatën e Apelit', rezulton se gjykata tha se nuk ka vepër penale në mes, por ishte një gjobëvënës nga sistemi i drejtësisë ndaj klientit që unë përfaqësoj.

Ajo që më çudit është se si mund të ketë gjyqtarë të reformuar sipas Metanit që nuk kanë procedim disiplinor e vazhdojnë sot e kësaj dite të marrin vendime në emër të republikës dhe unë këtë e vlerësoj shumë të rëndë"