'Goditjet nisën fill pas fitimit të zgjedhjeve'/ Boçi: Tragjike për banorët dhe turizmin, synohen investitorët strategjikë!
Një situatë tragjike për banorët dhe turizmin e ka cilësuar demokrati Luçiano Boçi prishjen e ndërtimeve në Theth.
Në studion e A2 CNN, Boçi theksoi se ishte ishte vetë Rama ai që nxiti banorët para zgjedhjeve për të ndërtuar me projektin e paketës së maleve. Por sipas tij pas kësaj pakete fshihen investitorët strategjikë.
“Është një situatë tragjike për banorët e Thethit e dëshmuar edhe në veprimet e tyre ekstreme. Është situatë dramatike për turizmin, kemi ende turistë që janë gjendur e kapur në befasi dhe të tjerë që kanë dashur të vijnë në Shqipëri dhe gjendjen përballë një situate shkatërruese dhe është komedi e spektakël për Ramën. Kjo qeverisje stimuloi një situatë të ndërtimit të shtëpizave ishte vetë kryeministri që u tha do t’ju jap legalizimet dhe ndërtimet janë bërë më 30 prill dhe në këtë kuptim çdo njeri që ka një pronë, ka marrë iniciativën për të gjetur formën e jetesës dhe forma më e mirë është turizmi familjar. Me këtë shtysë nga ana e kryeministrit që u tha në datën 30 qershor do legalizoj çdo ndërtim që është bërë, se ishin votimet dhe u duhej vota. Ky spektalël është një skemë dhe vijon goditja në emër të ligjit. Shtëpizat nuk janë ndërtuar së fundmi. Benet Beci promovonte ndërtimin që u shemb i pari. Sajohet një ngjarje e jashtëligjshme shtyhen njerëzit që të investojnë kursimet e të marrin kredi dhe në fund pasi kalon afati”.
Sipas Boçit kjo ishte një skemë e mirëfilltë që para zgjedhjeve, teksa tregon që edhe Marjana Koçeku e cila doli deputete e PS-së nga zgjedhjet e 11 majit, e ka një ndërtim pa leje në Shalë.
“Goditjet kanë ndodhur fill pas fitimit të zgjedhjeve dhe pas 2 vjetësh harrohen. Si mund të marrë qeveria një aksion kundër vetvetes se sezoni turistik ka filluar? Shtëpizat nuk kanë nevojë për leje ndërtimi. Deputetja e zonës Neomalësisë ka vetë ndërtim pa leje pranë lumit Shalë”.
Boçi thekson se kjo skenë është e përsëritur me qëllimin e vetëm për t’ua dhënë territorin e Veriut investitorëve strategjikë sikurse ndodhi në bregdetin e jugut.
“Pse Thethi dhe jo jugu? Skema është e njëjtë se premtimet janë dhënë gjatë fushatës. Skenat që na ofroi Thethi a i keni parë? Po i kemi parë ka pasur fadroma shkatërrime pa leje dhe fill pas atyre shiteshin kuadratet e bregdetit në shërbim të investitorëve strategjikë dhe me formim kriminal dhe është e njëjta skemë. Paketa e maleve që është anonçuar rezultati të ketë si konkludim pushtimin e territoreve të mrekullueshme të veriut”.
Por demokrati shkon edhe më tej duke u shprehur se në këtë situatë përveç interesit ekonomik është edhe ai politike, pasi sipas tij Thethi në histori ka qenë gjithnjë i djathtë. Dhe Boçi paralajmëron rezistencë të fortë.
“Thethi është zemra e turizmit malor të Shqipërisë dhe nisja nga Thethi dëshmon synimin e Ramës për të ofruar investitorin strategjik që e ka në xhep që të menaxhojë një pasuri të madhe natyrore. Paketa e maleve këtë parashikon me projekte që i përcakton ai. Është interes i pastër ekonomik por edhe politik, se në historinë e tij Thethi i djathtë ka qenë se këtu jepet shembulli kryesor dhe hajt ti biem. Por besoj që do hasë në rezistencë të fortë, por që do vijojë më solidare përtej ngjyrimeve”.