'Kam pasur bisedë të gjatë me Berishën'/ Salianji: Pres nga PD, zgjidhje për të rrëzuar regjimin!
Rikthimin në PD, ish ligjvënësi demokrat, Ervin Salinaji e sheh si një çështje politike dhe jo si personale.
Në një intervistë për Çim Peka Live, Salianji foli për një bisedë dhe takim të gjatë që ka pasur me liderin demokrat, Sali Berisha, lidhur me atë se çfarë po ndodh me regjimin që tanimë është instaluar në Shqipëri.
Sipas Salianjit, kërkesa e vetme ndaj Berishës dhe forcës politike ku aderon, mbetet zgjidhja për t'i dhënë fund njëherë e mirë regjimit Rama.
Për Salianjin, tashmë të gjithë e dinë që në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje të lira e të ndershme.
U riktheva se është çështje politike dhe jo perosnale. Kam folur me Z.Berisha, kam qëndruar gjatë me Berishën, s'kam asnjë problematikë. Berisha ka pasur qëndrim të fortë për këtë çështje, ka qenë një diskutim e bisedë e gjatë për të gjithë situatën. Të jemi kundër kësaj qeverie.
Angazhimin politik s'e shoh të lidhur me funksionin,aktivizimin në politikë e shoh si angazhim në shërbim të publikut. Pres nga PD, dhe opozita, asnjë s'mendon në Shqipëri se ka zgjedhje të lira e të ndershme.
Pres që PD të gjëjë zgjidhje se si rrëzohet qeveria. Të bëjmë gjithçka për ta rrëzuar qeverinë me çfarëdo lloj gjëje.
Mungesa e rotacionit politik, PD ka detyrimin, Berisha si drejtues i saj, të gjejë të gjithë mekanizmat që të bëjë të mundur ndryshimin e regjimit. Regjimi ëshë i instaluar.