Partizani barazon në Estoni, Skuka protagonist i ndeshjes
Partizani ka barazuar me rezultat 1-1 në një transfertë në Estoni ndaj Kalju në Talin, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Demat e kuq e nisën ndeshjen me vështirësi duke pësuar gol në minutën e 47-të me anë të Mattias Mannilaan për 1-0.
Por Partizani reagoi shpejt me Xhuliano Skukën, i cili barazoi vetëm katër minuta më vonë pas një asistimi nga Martinez.
Portieri Qirko u tregua i sigurt në disa momente, duke e mbajtur rezultatin e pa ndryshuar. Ky rezultat lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në ‘Air Albania’.