SYRI TV/ Rama shfaqje qesharake në samitin e Romës, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit

Rama përsërit gjestin e gjunjëzimit para Melonit në Samitin e Rimëkëmbjes së Ukrainës

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përsëriti skenën e gjunjëzimit para kryeministres italiane Giorgia Meloni, këtë herë në Samitin për Rimëkëmbjen e Ukrainës, i cili po mbahet në Romë me pjesëmarrjen e krerëve të 90 shteteve.

Ashtu si në Samitin e Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë, ku gjesti i Ramës vuri në siklet Melonin dhe më pas u hoq nga faqja zyrtare e saj, edhe në Romë ai nuk e kurseu skenën publike. Rama u ul sërish në gjunjë para kryeministres italiane, në një nga samitet më të rëndësishme dyditore për mbështetjen e Ukrainës.

Në fjalimin e tij gjatë samitit, kryeministri shqiptar theksoi rëndësinë e unitetit evropian dhe deklaroi se "nuk duhet lejuar askush, jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, të diktojë se çfarë është paqja."

Samiti “Ukraina 2025” ka mbledhur në Romë liderët e 90 shteteve, përfshirë presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, krerët e BE-së, si edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve financiare.