‘Skandal i institucioneve me Thethin’/ Hajdarmataj: Aksioni nuk ka akt normativ, por është bazuar...
Ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, në një intervistë në SYRI TV me moderatore Armela Ferko, theksoi se aksioni në Theth është një skandal nga të gjitha institucionet, pasi sipas tij, nuk ka një procedurë ligjore për këtë veprim.
Ai tha se operacioni është nisur vetëm me një deklaratë të kryeministrit në media, ku sipas tij, duhet të kishte vendimmarrje të kabinetit qeverisës.
“Në aspektin e paraqitjes dhe qasjes së qytetarëve, unë do ta cilësoja së paku si një skandal i të gjithave institucioneve. Dhe kur them një skandal niset një aksion kundër qytetarëve të Shqipërisë. Dhe pikërisht kundër qytetarëve, të një zonë të caktuar pikërisht siç është Thethi. Kur themi urdhër të kryeministrit, duhet të ketë procedure, vendim qeverie dhe një akt normartiv që të fillojë një procedure, nuk mund të fillojë një procedura me një dalje të kryeministrit në media dhe një ultimatum që i jep strukturave mbartësi. Gjithmonë kur flasim për një ultimatum dhe një ligj, ka një procedurë për gjithçka që fillon dhe mbaron. Në këtë kontekst është një eufori e kryeministrit, nuk di si ta cilësoj rastin më të mirë, një arrogancë e paparë. Dhe pastaj jemi tek faktin që shkatërron pronën e qytetarëve. Por në fund të fundit ka një njoftim paraprak që njoftohet, del urdhër për prishjen vulllnetare. Dhe me gjithë procedura shkohet në zonë për të goditur objektet siç pretendohet nga ana qeverisë. Më e pakta që mund të themi kjo është arroganca e kryeministrit, një mllef që mund të kenë qenë nga raportet politike.” tha Hajdarmataj.