Ukrainë/ Rimëkëmbja nga lufta do t’i kushtojë Kievit 1 trilion dollarë
Rimëkëmbja e dëmeve të shkaktuara nga më shumë se tre vite luftë me pushtuesit rusë do të kushtojë mbi 1 trilion dollarë gjatë një periudhe 14-vjeçare, deklaroi sot kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, gjatë një fjalimi online në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës që po zhvillohet në Romë.
Kryeministri ukrainas theksoi se Kievi po shqyrton krijimin e dy fondeve me vlerë rreth 1 trilion dollarë.
Një fond do të menaxhohet nga Kievi dhe duhet të financohet me pasuritë ruse të sekuestruara jashtë vendit, në vlerë 540 miliardë dollarë, ndërsa fondi i dytë, me vlerë 460 miliardë dollarë, do të financohet nga investitorë privatë, tha ai.
Shmyhal u bëri thirrje aleatëve të vendit që të sigurojnë fonde shtesë për të mbuluar deficitin në buxhetin ukrainas për vitet 2026 dhe 2027.
Në kushte paqeje dhe pa përfshirjen e ndërtimit të armëve, mirëmbajtja e ushtrisë ukrainase kushton rreth 50 miliardë euro në vit, duke shtuar se Ukraina pret që 50% e kësaj shume të vijë nga Bashkimi Europian.
Ukraina lufton pushtuesit rusë që nga shkurti i vitit 2022. Më shumë se gjysma e buxhetit të saj financohet nga jashtë.
Para luftës, vendi ishte më i varfëri në Europë, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Syri.net-Protothema