Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, ndodhet në gjendje kritike për jetën

Një 40-vjeçar dyshohet se është hedhur vetë nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në lagjen nr. 18, në rrugën ‘Petraq Shomo’.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.