SYRI TV/ Tensione dhe terror policor në Theth, banori: Investova se me premtoi Rama, këtu vepron mafia...

Vijon aksioni në zonën e Thethit, ku fadromat po rrafshojnë të gjithë bujtinat e banorëve. Në moment tensioni, një zonjë ka humbur ndjenjat teksa i shkatërrohej pasuria, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet. Banorët shprehen se kanë investuar të gjithë pasurinë e mbledhur nga fëmijët në emigracion, sipas orientimit të kryeministrit Edi Rama gjatë takimit që patën me ta afro 1 vit më parë. Ata denoncojnë se kanë vendosur bujtinat në pronë të tyre, ndërsa shembjet po bëhen pa asnjë paralajmërim.

Syri TV

Terrori policor ka vijuar në ditën e tertë në zonën turistike të Thethit. Banorët kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve të tyre pasi shprehen se të gjitha kursimet e jetës së tyre kanë shkuar të këto godinë për turiste. E gjitha zona e Thethit sot veç punonjësve të IMT ka qenë e blinduar me forca të shumta të policisë.

Fadromat kane shkuar të shembin një nga ndërtimet që nuk kishte përfunduar por ka hasur kundërshtimin e pronares së saj. Teksa kjo e fundit ka parë fadromën ta shemb ajo humbi ndjenjat dhe ra përtokë. I është dhënë ndihma e parë nga banorë të zonës dhe më pas në gjendje të fikti është larguar nga të afërmit.

Një nga banorët e zonës shprehet si i ka besuar premtimit të kryeministrit Edi Rama që i kërkoi të investoje për turizimin në Theth, por tashmë shprehet i zhgënjyer. Ai deklaron se qeveria ka si qëllim të shpopullojnë fshatin duke theksuar së po vepron mafia.

Ndërsa një tjetër banor që ka investuar gjithçka ka pasur shprehet se nuk e di si do të veproj në këtë situatë, duke theksuar se do të largohet sërish jashtë. Ndërkohë që tregon se turistët kanë anuluar të gjitha pronotimet

Ata denoncojnë se kanë vendosur bujtinat në pronë të tyre, ndërsa shembjet po bëhen pa asnjë paralajmërim.