SYRI TV/ Kalaja çon dosjen e Irena Gjokës në Ambasadën e SHBA, Kalaja: Irena Gjoka ka konsumuar vepra penale
Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dosjen e plotë të gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.
Kalaja thekson se i ka dorëzuar ambasadës së SHBA-së në Tiranë veprat dhe faktet penale të konsumuara nga shtetasja Irena Maneku-Spata-Gjoka, si dhe ka denoncuar amnistimin që i bëhet kësaj gjyqtareje nga ana e anëtarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë.
Në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe dokumentet lidhur me këtë çështje, Kalaja thekson se i ka paraqitur ambasadës së SHBA-së në Tiranë veprat dhe faktet penale të konsumuara nga shtetasja Irena Maneku-Spata-Gjoka, e cila ka detyrën e gjyqtares pranë GJKKO, si dhe anëtarë të tjerë të sistemit të drejtësisë, të dalë nga Reforma në Drejtësi, e mbështetur politikisht, financiarisht dhe me burime njerëzore nga SHBA, që vazhdojnë të amnistojnë këtë gjyqtare.
Avokatja Adriana Kalaja thekson se, pasi organet të marrin të gjithë informacionin e duhur për gjyqtaren Irena Gjoka, ato do të zbatonin ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë.
Kalaja bën me dije se do t’i shkojë deri në fund kësaj beteje, pasi qytetarët e Shqipërisë nuk e meritojnë të drejtohen dhe gjykohen nga banditë, mafiozë e kriminelë.