Meta përkujton Josif Budon në 35-vjetorin e rënies së tij : Nuk ka liri dhe demokraci pa sakrificë dhe përballje
Në 35-vjetorin e rënies së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo, Ilir Meta thekson rëndësinë e sakrificës dhe përkushtimit për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.
Në një mesazh në Facebook, Meta kujton me respekt dhe përulje heroin që dha jetën për ideale të shenjta, duke e quajtur sakrificën e tij një kushtrim të përjetshëm për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, veçanërisht në një kohë kur këto vlera përballen me kërcënime nga regjime autokratike.
Meta shpreh mirënjohjen për qytetin e Kavajës, që me guxim u ngrit i pari kundër diktaturës dhe vazhdon të mbrojë me krenari vlerat e lirisë dhe demokracisë, si dhe për heronjtë e pavdekshëm që ka lindur e rritur ky qytet, përfshirë Josif Budon dhe Indrit Carën.
Pjesë nga deklarata:
Nuk ka liri dhe demokraci pa sakrificë dhe përballje!
Sot, në 35-vjetorin e rënies së Dëshmorit të parë të Demokracisë, Josif Budo, nderojmë me respekt e përulje sakrificën e tij sublime, një kushtrim i përjetshëm për mbrojtjen e lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, sot më të kërcënuara se kurrë nga një regjim autokrat.
Mirënjohje të thellë për Kavajën liridashëse, që u ngrit e para kundër diktaturës dhe vazhdon të mbrojë me krenari vlerat e lirisë dhe demokracisë dhe që ka lindur e rritur
Heronj të pavdekshëm si Josif Budo dhe Indrit Cara.
Lavdi përjetë!