‘Asgjë e re nga Thethi’, Strazimiri: Partia u ka nis prapë për vizitë 'Divizionin e Mbrojtjes së Popullit'
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas aksionit të qeverisë në Theth.
“Thjesht, "Partia" u ka nis prapë për vizitë "Divizionin e Mbrojtjes së Popullit", si në 1945, në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen masive, gati 68%, në zgjedhje!”, shkruan Strazimiri.
Mesazhi:
Asgjë e re nga Thethi!
Thjesht, "Partia" u ka nis prapë për vizitë "Divizionin e Mbrojtjes së Popullit", si në 1945, në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen masive, gati 68%, në zgjedhje!
"Shefqet Peçi" ishte aty dhe foli!
Prek Cali, Mul Bajraktari etj, JO!
Janë në varreza!
KAQ!