Luis Enrique ngacmon Realin: Telefoni im po shpërthen nga mesazhet e tifozëve të Barcelonës
PSG ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës për Klube, pasi mposhti Real Madridin me rezultat të thellë 4-0.
Pas ndeshjes, trajneri i parisienëve, Luis Enrique, ka komentuar fitoren dhe reagimin që ka marrë nga tifozët e Barcelonës.
“Telefoni im është plot me mesazhe nga tifozët e Barcelonës që më urojnë”, tha Luis Enrique me një buzëqeshje në konferencën për shtyp.