Legalizimet/ ‘Nesër jepi lejen gruas ose ti ikën nga zyra!’ Rama kërcënon ‘live’ drejtorin e ALUIZNI-t në Berat

Kryeministri Edi Rama ka vijuar dëgjesat publike në qytetin e Beratit, pasditen e sotme.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, një grua e moshuar i është ankuar për çështjen e legalizimit dhe sorollatjen në zyrat e ALUIZNI-t.

Në përfundim të fjalës së saj, Rama ka thirrur direkt drejtorin e ALUIZNI-t dhe i ka dhënë ultimatum, që nëse nuk i jep nesër lejen e legalizimit gruas, ai do të largohet nga posti që mban.

“Nesër, o merr ajo legalizimin o ti ikën nga zyra, jep dorëheqejen. Nesër, jo pasnesër. Jepi lejen ose largohu. Do marrë në telefon Artan Lamen që ta ndjekë ai”, ia preu shkurt Rama pasi dëgjoi fillimisht shpjegimin teknik të drejtorit.