Leidon Shapo: Fatura globale e pandemisë kap 10 trilionë dollarë, SARS-CoV-2 nuk u gjet te asnjë specie e njohur
Eksperti i shëndetit publik në Londër, Dr. Leidon Shapo, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me origjinën dhe kostot globale të pandemisë së COVID-19, duke theksuar se dëmet ekonomike mund të arrijnë deri në 10 trilionë dollarë.
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, Shapo theksoi se përtej debatit shkencor, në sfond ndodhen edhe palë ndërluftuese të rangut global. Ai përmendi se, ndryshe nga koronaviruset e mëparshme, SARS-CoV-2 nuk u identifikua te asnjë specie e njohur kafshësh, çka ka forcuar më tej dyshimet rreth një rrjedhjeje të mundshme nga laboratori.
LEIDON SHAPO: Padyshim që duhet të marrim parasysh që ka palë ndërluftuese të rangut të superfuqive, përveç shkencëtarëve që ju përmendët. Këtu bëhet fjalë, për një insert, për dëmet që shkojnë në 10 triliona dollarë.
Në rast se fatura amerikane i shkon Kinës, është faturë e përbotshme sepse në fund të fundit, në filtër vendosen mbi 7 milionë vdekje dhe 700 milionë raste të një pandemie që nuk ishte parë në të tilla përmasa, që nga ajo e gripit spanjoll në 1920.
Problemet që u ngritën që nga ato fillime ishin dy hipoteza bazë. Jo vetëm BSH por gjithë korpusi i shkencëtarëve të kohës në fillim të vitit 2020 ishin kur u përvijua dhe u dha... shiko, gnomat e para që na erdhën nga rastet e para, jo domosdoshmërisht nga Kina dhe do ndalem këtu. Pse është e rëndësishme... Na treguan se kishim të bënim me SARS COV2. Pra, kishim parë koronaviruse më përpara dhe kjo na bën disi të çuditur se pse nuk kishim krijuar një farë imuniteti, pse ndodhi gjithçka në këto përpjesëtime.
Interesantë është që nga studimet e bëra në 2020, një grup shkencëtarësh dhe këta ishin nismëtarët përveç popullatës dhe grupeve konspirative, këta ishin ata që i dhanë jetë teorisë së rrjedhjes nga ‘labi’. Sepse këta, duke marrë mostra nga lakuriqët e natës dhe nga pangolinët që mendohet të jetë hosti intermediar. Këta vunë re që sekuencat gjenetike të SARS COV2, nuk u gjetën tek asnjë nga primatët.