Astrit Patozi shpal ‘Lëvizjen për Ringritjen e PD’, i bashkohen edhe 3 deputetë

Grupi i demokratëve kundër kryetarit të vetëngrirë Lulzim Basha, të cilët kanë nisur një lëvizje të re brenda PD kanë vijuar takimet me anëtarë dhe simpatizantë të PD në qytetin e Korçës.

Në takim merrnin pjesë deputetët aktualë Eleina Qirici, Gjergji Papa, Ridvan Bode, Astrit Patozi.

Gjatë fjalës së tij, Astrit Patozi tha se nga Korca shpall “Lëvizjen për Ringritjen e PD”.

“Nëse nisma jonë do kishte një emër që do i vendosnim nismës tonë do ishte Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike dhe këtë po e them për herë të parë në Korcë. Ne jemi të gjithë bashkë dhe kjo është PD që nuk pranon mosmbajtjen e përgjegjësisë dhe mospasjen e një gare të drejtë. Ne jemi etiketuar si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por ne jemi kundërshtarët e PS, pasi Lulzim Basha është njëri prej nesh dhe jemi gati të punojmë edhe me të për ringritjen e PD. PD nuk ka vdekur”, tha ai.