Aksident tragjik në autostradën Tiranë–Durrës, përplaset për vdekje një 66-vjeçar me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e 9 korrikut, rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës, në një segment që dyshohet se është ende i paaksesueshëm për qarkullim.

Sipas informacionit të policisë, shtetasi F. Z., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte shtetasi E. M., 66 vjeç. Përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarin, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.