Luis Enrike entuziast pas fitores ndaj Realit: E merituam, Dembele është më i miri i sezonit
Trajneri i PSG-së, Luis Enrike, është shfaqur shumë entuziast pas suksesit 4-0 të skuadrës së tij në gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve përballë një emri të madh si Real Madrid.
“Ndihem shumë mirë. Është gjithmonë e vështirë të luash në këto kushte kundër Real Madridit. Jam shumë i lumtur. Sidomos në këto kushte, ka shumë nxehtësi. Të dyja skuadrat dhanë gjithçka, është një moment special për ne dhe e merituam të fitojmë”, tha tekniku i PSG-së.
35 gola nga Dembele këtë sezon – “Kjo është hera e parë që mund të mbështetemi tek ai si titullar, ai është një lojtar si çdokush tjetër. Ai po gjen formën e tij, besoj se ai është lojtari më i mirë i këtij sezoni, edhe me diferencë. Ai meriton të fitojë gjithçka, ka dhënë gjithçka për ekipin”.
Finalja – “Na mbetet edhe një hap për t’u hedhur, kundër një ekipi të shkëlqyer si Çelsi, i cili ka luajtur shumë mirë në këtë turne. Ne duam të rikuperohemi dhe të shkruajmë historinë për klubin tonë dhe më pas të pushojmë”.