FOTO/ Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri vihet nën kontroll pas ndërhyrjes së banorëve! Detajet

Një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët në mesnatë.

Siç shihet nga pamjet i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit.

Nga flakët raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërsa mësohet se zjarri është shuar pas ndërhyrjes së banorëve të zonës.

Ende s’ka një njoftim nga policia lidhur me djegien e restoranit në pronësi të shtetasit me iniciale P. Gj., në fshatin turistik.