PSG mund bindshëm Real Madridin/ Goncalo Ramos vulos fitoren e parizienëve
Paris Saint-Germain ka mposhtur bindshëm Real Madridin me rezultatin 4-0 dhe ka siguruar një vend në finalen e madhe, Botërorit për Klube.
Parizienët brenda 24 minutave të para të ndeshjes shënuan tre gola, Fabian Ruiz realizoi dy herë (6’ dhe 24’), Ousmane Dembele tundte rrjetën në minutën e 9. Dhe në minutën e 87’, Goncalo Ramos vulosi fitoren me golin e katërt, duke i dhënë fund çdo dileme.
Me këtë fitore PSG kalon në finale ku do të ketë përballë Chelsea.