Transformimi i radhës nga Kim Kardashian befasoi ndjekësit
Ikona e televizionit dhe modës, Kim Kardashian, ka rikthyer vëmendjen mediatike këtë javë me një paraqitje të ëmbël për publikun fustani rozë që ra në sy menjëherë.
Në një postim të fundit në Instagram, Kim u shfaq me një look të ri “bob i shkurtër” dhe thonj të shkurtër rozë pastel duke e cilësuar veten si "Balenci Barbie", për shkak të fustanit të ngjitur rozë nga Balenciaga.
Ky ndryshim në pamje është komentuar gjerësisht nga fansat dhe kritikët e modës si një kthesë e freskët dhe e guximshme nga stili i saj i zakonshëm glam.
Një gjë që duket qartë që Kardashian është diva dhe ikona që mbetet gjithmonë në qendrën e vëmendjes si për stilin e saj apo edhe për momentet e saj të jetës personale. A.K.