Berisha: Stop terrorit të Ramaduros mbi banorët e Thethit! Ky është krim i shëmtuar shtetëror

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sërish për situatën e krijuar në Theth.

Sipas tij, atje po ndodh një krim shtetëror.

“Stop terrorit shtetëror mbi banorët e Thethit!

Ramoduro nis hordhitë në Theth për të prishur kabinat e ngritura në tokën e tyre.

Krim i shëmtuar shtetëror!” shkruan Berisha.

Kryetari demokrat reagoi edhe gjatë konferencës për shtyp sot për këtë çështje.