Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…
Thethi është në qendër të vëmendjes ditët e fundit, kësaj radhe jo për turizmin dhe bukuritë natyre, por për prishjen e ndërtimeve me pronarë të ligjshëm, pas urdhrit të Edi Ramës. Aksioni ka vijuar edhe pasditen e kësaj të mërkure, teksa është prishur një objekt dy katësh i ndërtuar pa leje
Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara me dron, fadromat dhe mjetet e tjera të IKMT kanë prishur ndërtesën pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore.
“Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh me strukturë beton-arme, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore”, tha Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
LEXO EDHE:
Aksioni në Theth/ Banori shtrihet mes fadromave: Mos mi prishni shtëpitë... Jam me borxhe!