Nga Kolumbia në Tiranë për prostitucion – Zbulohet baza, kapen në flagrancë 7 shtetase, arrestohet tutori

Një tjetër bazë prostitucioni është zbuluar në Tiranë nga policia. Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i hetimeve disa mujore, është arrestuar shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij, një shtetas i dyshuar kolumbian.

Nga të dhënat paraprake të hetimeve, dyshohet se të rinjtë trafikonin vajza dhe gra nga vendet e Amerikës Latine, kryesisht Kolumbia, në territorin shqiptar, ku më pas i shfrytëzonin për prostitucion.

Gjatë operacionit, forcat e policisë kanë kapur në flagrancë 7 shtetase të huaja, 6 prej të cilave nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja, të moshave nga 27 deri në 35 vjeç, në një apartament me qira ditore në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë. Ato dyshohet se ushtronin veprimtari të paligjshme prostitucioni dhe ndaj tyre ka nisur procedimi penal.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Crossline”, për goditjen e veprimtarisë krimininale të trafikimit të shtetaseve të huaja, me qëllim shfrytëzimin e tyre, për prostitucion.      

Vihet në pranga një 20-vjeçar, punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij, i dyshuar shtetas kolumbian. 

Procedohen penalisht 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), pasi janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, ky dyshohet se ushtronin prostitucion. Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 7 celularë dhe sende të tjera të kundraligjshme.   

Si rezultat i një hetimi disamujor të kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Crossline”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë.  

Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. P. bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende i paidentifikuar, për të trafikuar në Shqipëri, shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.    

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), të moshave 27-35 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin.     

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit të arrestuar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.