Kapet boshnjaku në Gjermani, po përgatiste sulm terrorist

Policia gjermane njoftoi arrestimin e një shtetasi boshnjak dhe kreu disa kontrolle në Gjermaninë perëndimore si pjesë e një hetimi për një sulm të dyshuar "terrorist".

Boshnjaku 27-vjeçar u arrestua gjatë një operacioni të kryer nga një njësi speciale e policisë gjermane në orët e para të mëngjesit në rajonin e Essenit dhe Dortmundit.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme në lidhje me planin e sulmit të dyshuar, vendndodhjen apo metodat e ekzekutimit.