Pas shuplakës në fytyrë/ Brigitte përbuz dorën e Emmanuel Macron, momenti i sikletshëm gjatë vizitës mbretërore në Britani
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte vizituan të martën Mbretërinë e Bashkuar. Brigitte me sa duket e përbuzi dy herë Macronin. Një herë ndërsa dilte nga avioni dhe më parë në Vietnam.
Thashethemet u përhapën kur Macron ofroi dorën gjysmës së tij më të mirë, ndërsa zbriste nga avioni, të cilën ajo e injoroi.
Ky moment u kap në kamera dhe shumë njerëz menduan se dukej sikur Brigitte e shpërfilli Macronin. Disa përdorues online e quajtën atë një ‘përbuzje të hapur’, ndërsa të tjerë thanë se ndoshta ajo thjesht donte të ruante ekuilibrin ose përqendrimin e saj para se të takonte familjen mbretërore, sipas raporti të People.
Kjo vjen vetëm dy muaj pas një momenti tjetër viral në maj, kur Brigitte u shfaq duke e goditur në fytyrë Macron, ndërsa ata zbrisnin nga një aeroplan në Vietnam.
Pallati Elysee e justifikoi veprimin e Brigitte si një shaka mes çiftit presidencial përpara udhëtimit të tyre në Azinë Juglindore.