Krimi në Shkopet/ 23-vjeçari me mavijosje në qafë, dyshohet se është mbytur, viktima i hetuar për vjedhje...

23-vjeçari Renis Dobra që u gjet sot i pajetë pranë liqenit të Shkopetit dyshohet se e kanë mbytur.

Ekspertë kriminalistikë, kanë bërë të ditur se ai ka mavijosje në qafë.

Një natë më parë babai i viktimës denoncoi në polici humbjen e djalit duke thënë se e kishin marrë peng.

Policia nisi kërkimet dhe e gjeti 10 metra larg liqenit trupin e pajetë të të riut.

Makina ka rënë brenda në liqen dhe dyshohet se trupi pasi është mbytur është futur në makinë, mjeti është hedhur në liqen dhe makina e ka nxjerrë jashtë viktimën në rrokullisje e sipër.

As viktima dhe as babai nuk rezultojnë me precedentë penalë. 23-vjeçari është hetuar për disa vjedhje, por kanë qenë situata të lehta.