‘Aksioni për hapësirat publike, propagandë e Ramës’/ Çela: Shmangie nga problemet, mijëra m2 leje për ‘lëpirësit e pushtetit’

Ish drejtuesi lokal i PD, Pogradec, Genti Çela e cilëson një propagandë dhe show të kryeministrit Edi Rama, aksionin e Policisë për lirimin e hapësirave publike, një aksion i ndërmarrë thuajse në qytetet kryesore të vendit.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Çela tha se Rama mbahet si kampion i betonizimit të Shqipërisë, ndërsa thotë se një ditë të bukur, ai zgjohet nën petkun e hipokrizisë për të liruar hapësirat publike.

Sipas Çelës, shteti nuk mund të ndërmarrë makabritete të tilla, teksa iu referua aksionit policor, sa kohë që janë po institucionet publike që kanë dhënë lejet për zhvillimin e biznesit në këto hapësira, apo edhe paguhen taksa.

Për Çelën, kjo është shmangie nga problemet e mëdha, siç janë edhe dhëniet e lejeve ndërtim për mijëra m2 në zonën pranë liqenit të Pogradecit, apo lejeve për investitorët strategjikë, të njohur ndryshe edhe si ‘lëpirës të pushtetit’

Puna që di të bëjë më mirë Rama, është propaganda. Është pjesë e propagandës dhe hipokrizi, ka betonizuar e zhdukur qytete të tjera, Tiranë, Durrës, Vlorë, Pogradec është kampion i betonizimit të Shqipërisë, e një ditë zgjohet për të liruar hapësirat publike. Ky nën petkun e hipokrizisë zgjohet për zaptimin e hapësirave politika. Kur paguhen taksa e jepet leja nga shteti s’mund të marrësh e t’i heqësh, është makabritet kur ata presin të mbulojnë shpenzimet e tyre të taksave e biznesit që nuk janë të pakta. Shmangie e problemeve të mëdha.

Fare pranë aksionit të policisë në Pogradec janë dhënë leje mijëra m2 për disa godina shumëkatëshe shumë pranë liqenit. Në çdo shesh të botës, biznese të vogla shërbejnë kafe në ambientet publike duke marrë leje, kjo ka ndodhur dhe në Pogradec. Ka nisur sërish leja për të njerrë karriget aty, është shou absurd banal, për të shmangur tymin e landfillit të mbytjeve që digjet dhe që janë kancerogjene. Ky kryeministër shqetësohet për kafene, në një kohë kur qytetet boshatisen, e s’do mbetet askush për të pirë kafene nëse vazhdojnë të ikin nga Shqipëria.

Një situatë qesharake ku plazhe të tëra u jepen investitorëve strategjikë. Lëpirës të pushtetit ndërsa këto biznese heronj që mbajnë gjallë familjarët e të punësuarit ndërsa në breg të liqenit e plazhit janë ndarë në llokma për investitorët strategjikë për pushtetin. Situata është marrë po aq qesharake, aq sa është qesharake qeveria.