Dy penallti vendimtare, Uzuni bën heroin dhe dërgon skuadrën e tij në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës
Myrto Uzuni padyshim ka qenë heroi i Austin në ndeshjen kundër San Jose Earthquakes.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në fushë në minutën e 66-të dhe ishte vendimtar në dërgimin e ndeshjes në penallti.
Në të 115′ teksa skuadra e tij po humbte, beratasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke rikthyer baraspeshën.
Më pas Uzuni realizoi sërish gjatë penalltive me Austin që u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.