‘Përmbajtje fyese për Erdogan’/ Turqia bllokon Grok-un dhe inteligjencën artificiale të Musk-ut në X
Zyra e prokurorit të Ankarasë ka urdhëruar bllokimin e Grok, inteligjencës artificiale të Elon Musk të mbështetur nga X, pasi chatbot prodhoi përmbajtje të konsideruar fyese për Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, të shikuar nga më shumë se 2 milionë përdorues në Turqi.
Mediat lokale e raportuan këtë pasi në orët e fundit se zyra e prokurorit të Ankarasë kishte hapur një hetim ndaj Grok, teksa chatbot-i publikoi me kërkesë të një përdoruesi anonim, një poezi për Erdoganin, e konsideruar fyese./ ANSA.