E rëndë/ Gjendet i vdekur 23 - vjeçari pranë Liqenit të Shkopetit

Një i ri është gjetur pa shenja jete në fhstin Madhesh të Ulzës, në Burrel.

Burimet shpjegojnë se ngjarja ka ndodhur ne afersi të liqenit të Shkopetit.

Viktima është një 23 vjeçar i cili u denoncua i zhdukur nga babai i saj.

"Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit". "Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen", thotë policia.  

Nuk dihen ende rethanat e ngjarjes.

Njoftimi:

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka  kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.  

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.  

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.