Rasti i vdekjes në Lipjan, mbahet seanca dëgjimore ndaj policëve
Sot në 'Gjykatën Themelore' në Lipjan mbahet seanca dëgjimore e policëve të dyshuar për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan ka pranuar dje kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuar në një çështje penale.
Seanca dëgjimore për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar të mbahet në orën 10:30.