Chelsea në finale të Botërorit të Klubeve, dy golat e Joao Pedro-s fundosin ëndrrën braziliane
Chelsea ka siguruar kualifikimin për në finalen e FIFA Botërorit të Klubeve, pas një fitoreje bindëse kundër Fluminense, duke i dhënë fund ëndrrës së brazilianëve për të parë një skuadër të tyre në finalen e madhe.
Protagonist absolut i sfidës ishte Joao Pedro, i cili realizoi dy gola vendimtarë, në minutat 18’ dhe 56’, duke udhëhequr londinezët drejt suksesit. Sulmuesi brazilian i “Bluve” tregoi klasin dhe efikasitetin përballë ish-bashkëkombësve të tij, në një ndeshje ku Chelsea dominoi me pjekuri dhe disiplinë taktike.
Pavarësisht tentativave të Fluminense për të reaguar, skuadra nuk arriti të çajë mbrojtjen solide të anglezëve, të cilët ruajtën avantazhin me qetësi dhe profesionalizëm.
Me këtë fitore, Chelsea siguron finalen e shumëpritur dhe vazhdon garën për të shtuar një tjetër trofe prestigjioz në palmaresin e tyre. Ndërkohë, për Fluminense, përfundon një rrugëtim për t'u vlerësuar, por pa mundur të realizojë ëndrrën për t’u shpallur kampione e botës.