Ukraina kërkon armë shtesë nga SHBA për të përforcuar mbrojtjen ajrore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes të intensifikojë kontaktet me Shtetet e Bashkuara.

Sipas burimeve, qëllimi i tij është të sigurohet dërgimi i pajisjeve ushtarake të një rëndësie thelbësore, veçanërisht për forcimin e mbrojtjes kundërajrore të vendit.

Sot, i dhashë udhëzim ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të shtabit të përgjithshëm që të intensifikojnë kontaktet me palën amerikane,” tha Zelensky në një mesazh të regjistruar me video, të publikuar sonte, në vazhdën e deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili njoftoi dje se Uashingtoni do të dërgojë armë shtesë në Kiev.

“Në këtë moment kemi të gjitha deklaratat dhe vendimet e nevojshme në nivel politik, dhe tani duhet t’i zbatojmë sa më shpejt të jetë e mundur për të mbrojtur qytetarët tanë dhe pozicionet tona. Këto janë dërgesa të një rëndësie jetike, pasi lidhen me shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e qyteteve dhe komuniteteve ukrainase,” shtoi presidenti Zelensky. Syri.net-iefimerida