Pamjet/ Aksident në afërsi të fshatit Bitinckë, drejtuesi humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën

Një aksident rrugor është regjistruar pak momente më parë pranë fshatit Bitinckë në Devoll. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një shtyllë anësore.

Drejtuesi ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.