Vllaznia zyrtarizon listën për Ligën e Konferencës, shumë emra të rinj në mbrojtje, mungojnë prurjet në sulm
Klubi i Vllaznisë ka dorëzuar në mënyrë zyrtare pranë UEFA-s listën e lojtarëve të regjistruar për turin e parë të Ligës së Konferencës, ku shkodranët do të përballen me ekipin letonez Daugavpils.
Në listën e paraqitur bie në sy prania e një baze të gjerë lojtarësh me profil mbrojtës, ndërsa në fazën sulmuese zgjedhjet janë të kufizuara. Pjesë e kësaj liste janë edhe afrimet më të fundit të merkatos si Hakaj, Kruja, Kuros, Gjini dhe Jazxhi, që priten të sjellin eksperiencë dhe stabilitet në formacion.
Megjithatë, reparti ofensiv mbetet i paplotë, me klubin që shpreson të forcohet në vijim, nëse siguron kalimin në turin tjetër të kompeticionit evropian.
Shpresat e shkodranëve për një ecuri të suksesshme në Europë varen edhe nga përforcimet e mundshme në ditët në vijim, teksa stafi drejtues vijon punën për të kompletuar grupin.
Lista e Vllaznisë për turin e parë të Ligës së Konferencës
Portierë:
- Kristi Qarri
- Aron Jukaj
- Rezart Bunjaj
Mbrojtës:
- Erdenis Gurishta
- Gledjan Pusi
- Artan Jazxhi
- Eslit Sala
- Melos Bajrami
- Ersin Hakaj
- Andrej Jago
- Amir Brahimi
- Aleksandros Kuros
- Elmando Gjini
Mesfushorë:
- Ardit Krymi
- Arsid Kruja
- Esat Mala
- Klinti Qato
- Ensar Tafili
Sulmues:
- Bekim Balaj
- Kevin Dodaj
- Antonio Delaj
- Alfred Mensah