Mesfushori i Man. United konfirmon lidhjen me ish-të dashurën e Mbappé-së, francezi j jep ‘like’
Pas muajsh spekulimesh, mesfushori i Manchester United, Manuel Ugarte, ka konfirmuar publikisht lidhjen e tij me influenceren britanike Georgia May Heath përmes një postimi në Instagram.
Ajo që e bën këtë histori edhe më interesante është fakti se Georgia May Heath, 28 vjeçe, ka pasur një marrëdhënie me Kylian Mbappé-në, madje gjatë sezonit 2023/24, kohë kur të dy futbollistët, Mbappé dhe Ugarte ndanin të njëjtin dhomë zhveshjeje te Paris Saint-Germain.
Në mënyrë befasuese, vetë Mbappé, tashmë lojtar i Real Madridit, ka pëlqyer postimin e Ugarte-s ku ai zyrtarizon lidhjen me ish-partneren e tij, një detaj që ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjete sociale.
Çifti i ri ka ndarë edhe disa fotografi nga pushimet e përbashkëta në Ibiza, ndërsa raportimet e mëparshme sugjeronin se ata janë parë së bashku edhe në Lisbonë, në muajin prill, kur një foto e tyre në pasqyrë bëri xhiron e rrjeteve.
Për momentin, duket se Ugarte dhe Georgia po shijojnë romancën e tyre pa komplekse, ndërsa reagimi “i qetë” i Mbappé-së ka habitur ndjekësit.
