Partizani dorëzon listën zyrtare në UEFA për ndeshjen kundër Nomme Kalju, mungojnë disa emra të rëndësishëm
Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të regjistruar për turin e parë të Ligës së Konferencës, ku të kuqtë do të përballen me Nõmme Kalju, përfaqësues të Estonisë. Lista është dorëzuar pranë UEFA-s dhe përfshin emrat kryesorë të afrimeve të merkatos së verës, si Martínez, Garsia dhe Isgandarli, të cilët janë tashmë pjesë e grupit për sfidën evropiane.
Bëhet fjalë për listën A, ku janë përfshirë lojtarët që do të jenë të gatshëm për trajnerin në ndeshjen e parë. Ndërkohë, në listën B pritet të shtohen të rinjtë e akademisë, mes të cilëve Himallari, Vata dhe Qokthi, që janë gjithashtu pjesë e planeve të stafit teknik.
Në këtë listë bien në sy edhe mungesa të rëndësishme, si ajo e Janjevës dhe Ismailit, të cilët janë të dëmtuar, si dhe Bintsuka, i cili pavarësisht se ka rinovuar me klubin, ende nuk është bashkuar me skuadrën në Shqipëri.
Lista A e Partizanit për Ligën e Konferencës
Portierë:
- Alban Hoxha
- Skander Tahri
- Pano Qirko
- Mbrojtës:
- Karlos Martínez
- David Atanaskoski
- Altin Bytyqi
- Marcelino Preka
- Paulo Buxhelaj
- Mateo Çipi
- Saliu Sembene
Mesfushorë:
- Adnard Mehmeti
- Gjergji Kote
- Mateo Shanaj
- Kazem Olamilekan Ogunleje
- Tedi Malaj
Sulmues:
- Albers Keko
- Xhuliano Skuka
- Vusal Isgandarli
- Judah Emanuel Garsia
- Oresti Rifa
- Besar Gudjufi