Zbardhet denoncimi: Ja e vërteta e aksidentit të ish-ministrit Arben Ahmetaj. Makina ishte pa ...

Ish-ministri Arben Ahmetaj së bashku me 3 persona të tjerë është aksidentuar mbrëmjen e djeshme me Kumanovë të Maqedonisë. Por duket se jo gjithçka është ashtu siç u tha fillimisht.

Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet e aksidentit, edhe pse kanë nisur akuzat se e vërteta do të fshihet.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka botuar një mesazh denoncues që i ka ardhur në faqen e tij në Facebook.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

E verteta mbi aksidentin e ish ministrit Ahmetaj!

"Mirmbrema Dr Berisha, lidhur me aksidentin e ish-ministrit Ahmetaj ju informoj se policia e Tiranes po mashtron publikun shkaku i vertet i aksidentit ishte parakalimi i gabuar nga ana e makines se Arben Ahmetaj dhe jo lageshitira si ç'po shkruajne mediat ne Tirane bazuar ne njoftime te policise se dyti nga kontrollet del se makina e Arben Ahmetaj ishte e pasiguruar, nuk ka siguracjon te thjeshte per brenda Shqiperise (tpl) dhe nuk ka as siguracjon (karton jeshil) i cili perdoret per jashte Shqiperise.!"

Shenim: Une botova per transparence dhe ne respekt te qytetarit dixhital mesazhin e tij, natyrisht si mjek uroj sherim te shpejte dhe te plote te te gjithe te plagosurve ne kete aksident te rrugor!