'Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë...'/ Fifi konfirmon në TikTok ndarjen nga bashkëshorti....A ka marrë fund dashuria me Adisin?
Pas ditësh të mbushura me spekulime dhe komente në rrjet, duket se ndarja mes këngëtares së njohur Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, dhe bashkëshortit të saj Adis nuk është më thjesht një thashethem. Artistja ka rritur dyshimet e fansave përmes disa videove të ripostuara në TikTok, ku dominon ndjenja e dhimbjes pas një ndarjeje.
Një nga videot më të komentuara përmban mesazhin emocional: “Do të doja të mos të të kisha takuar kurrë, do të doja të mos të të kisha pëlqyer kurrë, të mos kisha humbur kohë me ty”, çka u interpretua si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj fundin të marrëdhënies. Deri tani, as Fifi dhe as Adis nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen, por mungesa e tyre në rrjetet sociale si çift dhe postimet e fundit të këngëtares flasin vetë.
Në rrjet, fansat kanë reaguar me komente mbështetëse, duke e inkurajuar Fifi-n që të vazhdojë përpara dhe të fokusohet te muzika dhe mirëqenia e saj personale.
Mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të vendosë të thyejë heshtjen dhe të ndajë të vërtetën me ndjekësit e saj.