VIDEO/ Texas nën ujë: Pamjet dramatike të vërshimit të ujit dhe bilanci tragjik
Pamjet tronditëse të shpërndara nga Center Point në Teksas tregojnë momentin kur uji përfshiu një urë në vetëm pak minuta, duke shkulur pemët dhe shkatërruar gjithçka përpara.
Përmbytjet e paprecedenta që goditën Teksasin qendror të premten kanë shkaktuar një tragjedi të rëndë njerëzore, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë edhe pas pesë ditësh.
Sipas autoriteteve lokale, numri i viktimave ka kaluar tashmë 100 dhe pritet të rritet. Në Qarkun Kerr, i njohur për kampet verore që pret çdo vit qindra fëmijë, janë gjetur 84 trupa, përfshirë 28 fëmijë. Kampi Mystic, një kamp i krishterë në zonën Texas Hill Country, konfirmoi humbjen e 27 anëtarëve të stafit dhe kampistëve të tij.
Dhjetë fëmijë dhe një këshilltar vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa shpresat për gjetjen e tyre të gjallë veniten. Hetimet janë përqendruar edhe tek sistemi i alarmit emergjent, mes shqetësimeve se paralajmërimet nuk arritën te banorët për shkak të mbulimit të dobët celular. Autoritetet federale janë përfshirë në hetime dhe mbështetjen e operacioneve në terren.