", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/07/auto_Screenshot_2025-07-07_2145071751917499.png", "width": 900, "height": 497 } }

Egjipt/ Zjarr në një ndërtesë telekomunikacioni në Kajro, plagosen 14 persona

Të paktën 14 persona u plagosën ditën e sotme nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë telekomunikacioni në qendër të Kajros, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit.

Mediat lokale raportojnë se zjarri është vënë nën kontroll.

Sipas burimeve incidenti ndodhi për shkak se u shfaqën probleme me rrjetin e telekomunikacionit dhe lidhjet e internetit, ndërsa disa linja telefonike dolën jashtë funksionit.

Autoriteti Kombëtar Rregullator i Telekomunikacionit bëri me dije se zjarri nisi në sallën e operacioneve dhe qendrën e kontrollit, në katin e shtatë të Qendrës së Thirrjeve Ramses, që i përket Kompanisë Egjiptiane të Telekomunikacionit.

Për pasojë, pati ndërprerje të përkohshme të shërbimeve të telekomunikacionit. Për arsye sigurie, furnizimi me energji elektrike në ndërtesë u ndërpre, por shërbimet pritet të rikthehen brenda orëve në vijim.

Më herët, një re e dendur tymi u pa duke u ngritur mbi lagjen Ramses në Kajro.

Agjencia zyrtare e lajmeve MENA raportoi se zjarri u izolua përpara se të përhapej në pjesë të tjera të ndërtesës apo në godina përreth. Sipas një burimi sigurie, hetimet paraprake sugjerojnë se shkaku i mundshëm i zjarrit ishte një qark i shkurtër.

Ndërtesa dhjetëkatëshe ka shërbyer më parë si seli e Ministrisë së Telekomunikacionit. Syri.net-CNN.gr