Berisha publikon dokumentet e skandalit në Çim Peka LIVE: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në Çim Peka LIVE edhe vendimin për lirimin nga arresti shtëpiak të Jamarbër Malltezit.

Ai publikoi edhe dokumentet e një tjetër skandali nga hetimet e SPAK-ut.

“Dhëndri im ka ndenjur 2 vjet në arrest shtëpie në një proces kryekëput politik, në të cilin nuk ekziston në qindra mijëra faqe një shkelje e vetme ligji. Në atë dosje, e vetmja shkelje ligji e vërtetuar është nga Edi Rama.

Ai ka paguar një gjobë 320 mijë euro me vendim të të gjitha shkallëve të gjykatës. Sepse kur kompania hapi themelet, ky e mori vesh që ishte edhe Jamarbër Malltezi aksioner dhe shkoi dhe e bllokoi. Kompania shkoi pastaj nëpër gjykata. Gjykata urdhëroi të hapej gropa. Edi Rama çonte policinë bashkiake prapë dhe nuk i lejonte. Atëherë gjykata e dënoi Edi Ramën me 320 mijë euro dhe ai i pagoi ato. Është kërkuar me dhjetëra herë që Edi Rama të pyetet në gjyq....

.... T’u them të fundit, plani i hapjes së ushtrisë. Është sekreti numër 1 i shtetit. Plani i hapjes së forcave të armatosura është dokumenti më sekret. E di vetëm presidenti dhe shefi i shtabit. Tani këta, me dokumente e kam këtu, kanë një seri dokumentesh zyrtare, që klubi i Partizanit ka nxjerrë nga plani i hapjes.

Tani, çfarë bëjnë këta? Kanë thirrur 40 oficerë për të ndryshuar mendimin se nuk ka qenë i hequr nga plani i hapjes. Asnjë prej tyre nuk mund ta dijë kurrë, është e ndaluar me ligj. Është dokumenti më sekret i shtetit. Dhe këta duke e ditur këtë gjë, kanë marrë 40 oficerë për t’i pyetur.

Se shkresat e firmosur nga OPGJ e tyre, që thotë nuk është në planin e hapjes. Adelajda Meta e ka firmosur. Meqenëse kjo nuk u del, kanë marrë 40 oficerë, 40 dëshmitarë të rremë.

Por mos harro se ajo gjykatësja që ishte, ajo u faktua se ç’përfaqëson,” tha Berisha.