Vllaznia fton tifozët në sfidën europiane ndaj Daugavpils: Bashkë për fitore!
Pas përmbylljes së fazës përgatitore me disa ndeshje miqësore, Vllaznia është gati të nisë rrugëtimin europian për sezonin 2024/2025. Ekipi shkodran do të përballet të enjten më 11 korrik, në orën 20:00, me BFC Daugavpils nga Letonia, në sfidën e parë kualifikuese të UEFA Conference League.
Në prag të kësaj përballjeje të rëndësishme, klubi kuqeblu ka bërë një thirrje të fortë për mbështetje maksimale nga tifozët. Me një postim në rrjetet zyrtare, Vllaznia fton të gjithë tifozët të jenë pranë skuadrës në "Elbasan Arena", aty ku do të zhvillohet ndeshja.
“Edhe 3 ditë na ndajnë nga sfida e parë europiane! Vllaznia përballet me BFC Daugavpils në raundin e parë të UEFA Conference League. Bli biletën tënde tani!”, shkruan ndër të tjera klubi.
Pikat e shitjes së biletave:
- Stadiumi “Loro Boriçi”
- 7 Korrik: 17:00 – 20:00
- 8 & 9 Korrik: 10:00 – 13:00 dhe 17:00 – 20:00
- 10 Korrik: 10:00 – 13:00
- Online: www.al.ebileta.al
- Në “Elbasan Arena”, ditën e ndeshjes
“Bashkë në mbështetje të kuqebluve! Forca Vllaznia!” – përfundon njoftimi i klubit.
Vllaznia synon një hap të mbarë në aventurën ndërkombëtare, me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve si faktor kyç për sukses.