Justin Beaber ndalohet nga policia

Raportohet se Justin Beaber  është ndaluar nga policia pasi po përdorte telefonin ndersa drejtonte makinën.

Pop ylli u dënua nga policia në Beverly Hills me një gjobë prej 162 dollarësh, ku në një shkresë e pranoi edhe vetë se e kishte përdorur telefonin.

Bieber ishte mjaft bashkëpunues me policinë në këtë rast.

Ky incident ndodhi pak kohë pasi këngëtari kanadez e kishte publikuar një fotografi të vitit 2014 kur ishte arrestuar duke e krahasuar me kohën e tashme, dhe se sa shumë është pjekur që prej atij rasti.