‘Kam dërguar 3 çështje në GJEDNJ’/ Malltezi: Strasburgu ka vënë në lëvizje shtetin shqiptar!

Duke e konsideruar një ‘drejtësi të kapur politikisht’, Jamarbër Malltezi në intervistën për emisionin Task Force në Syri Tv, nën moderimin e Sonila Meços, u shpreh se ka qenë kjo drejtësi, e cila nuk ka lejuar asnjë lloj komunikimi, madje as me avokatët e tij.

Sipas Malltezit, vendimi për ta ‘burgosur’ në shtëpi prej më shumë se 20 muaj, synonte izolimin e tij politik, pasi çështja penale e ngritur ndaj tij, nuk kishte asnjë fakt penal.

Për Malltezin, dokumentet kanë qenë aty, ndërsa shton se përmes avokatëve ka paraqitur kundërshtimin e vendimit për moskomunikimin në GJEDNJ.

Malltezi dha detaje edhe për 3 çështjet e depozituara në Strasburg në Gjykatën Evropiane për të Drejtata e Njeriut, ku kjo gjykata ka vënë në lëvizje shtetin shqiptar, lidhur me çështjen gjyqësore të nisur ndaj tij.

Drejtësia e kapur politikisht nuk ka lejuar as komunikimin me avokatët. Është komunikimi im i parë me gazetarët prej gati 21 muajsh.

Vendimi është absurd e këtë synonte, izolimin politik. S’ka ndonjë fakt penal, apo çfarë mund të bëhet. Janë dokumente që kanë 30 vjet aty, është detyrim për të ndaluar komunikim me persona të tjerë.

Kam përdorur mjete për të çuar deklarata e mia. Unë s’kam pasur mundësi në media apo gazetarë për pyetje-përgjigje.

Kemi çuar në gjykatë kërkesën për vendimin e moskomunikimit.  Ishte dënim pa ligj, sipas parashikimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Janë dërguar disa kërkesa në Strasburg, dhe i janë dërguar shtetit 3 pyetje. Duket sikur ka një lëvizje nga Strasburgu për këtë çështje. Janë 3 çështje.