Lajm i madh: Rama shton pasuritë publike me kabinat e Thethit
Edi Rama ka vijuar propagandën e tij të pakundërshtueshme si kryenashkiak i gjithë Shqipërisë, të cilën e nisi në Tiranë, e vazhdoi në Vlorë, dhe tani ka ngecur në Theth. Disa kabina pushimi, të lejuara nën pushtetin e tij, kanë shkaktuar debat, por Rama ka gjetur fajtorin ideal — një ‘gjel’ në prokurori, Elsa Gjeli — duke ndërhyrë kështu drejtpërdrejt në dy pushtete që presupozohet të jenë të ndara: atë vendor dhe atë të drejtësisë. Në një narkoshtet, kuptohet, ndarja e pushteteve është vetëm një iluzion.
Ndërsa ka urdhëruar Ministrinë e Drejtësisë të merret me ‘gjelin’ e tij, Rama ka dhënë lajmin e madh për shqiptarët: aksioni i tij propagandistik po jep frytet e para. Shteti do të shtojë në fondin e tij disa rrëngalla të shkulura me fadroma nga biznesi në qendër të Thethit — një fitore e madhe për ‘pronën publike’.
Lajmi i madh i Ramës në Facebook:
“Natyrisht që të gjitha kabinat e ‘fshatit turistik’ të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti, dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e çështjes ‘Gjeli’ në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.”