Skandal ushqimor në Turqi/ Dyqani qebapëve mbyllet pasi helmoi 950 klientët

Një dyqan qebapësh në zonën Korfez të Stambollit u bë i famshëm për arsyet më të gabuara të mundshme, pasi rreth 950 klientë u helmuan nga ushqimi.

Ngjarja ndodhi gjatë ditëve të fundit të Ramazanit të këtij viti, sipas raportimeve të gazetës spanjolle AS.

Qindra qytetarë vizituan dyqanin për të konsumuar ushqim, por shumë shpejt pas ngrënies, filluan të ndjenin shqetësime të forta në stomak.

Pas hetimeve të shpejta, autoritetet shëndetësore identifikuan mishin e pulës si shkaktarin e përbashkët të helmimit masiv. Si pasojë, dyqani u mbyll menjëherë dhe media vendase ndoqi nga afër zhvillimet.

Pronari i dyqanit, njëherësh edhe kuzhinieri kryesor, u përpoq të justifikonte situatën me një deklaratë që shkaktoi reagime të shumta:

“Ne u shitëm qebapë rreth 2,000 personave brenda dy ditësh. Nuk jemi në dijeni të shkakut të incidenteve. Nëse pula do të ishte e prishur, do ta kishim kuptuar gjatë gatimit. Ndoshta njerëzit janë sëmurë sepse kanë ngrënë shumë qebapë. Ndoshta trupat e tyre nuk e kanë përballuar. Ne ndjekim rregullat e higjienës dhe receta ime ka pasur një shije të veçantë për vite me radhë. Ne nuk luajmë me shëndetin e askujt.” thuhet në deklaratë.

Pavarësisht numrit të madh të të prekurve, fatmirësisht nuk u raportuan viktima.
Shumë pacientë u paraqitën në spitale si masë paraprake, por nuk ka raste kritike,” deklaroi Drejtori i Shëndetësisë në Stamboll, Yuksel Peçlevan. Syri.net-iefimerida