Qafë Thanë, arrestohen tre djem nga Shkupi për 16 gr kanabis

Policia Kufitare në Qafë-Thanë ka arrestuar tre të rinj nga Shkupi: T. A., 19 vjeç, N. S., 20 vjeç dhe A. F. , 21 vjeç.

Dje, më datë 16 korrik 2017, ata janë paraqitur në pikën e kalimit kufitar me një “Mitsubishi” me targa SK6397AM në pronësi të 20-vjeçarit.

Gjatë kontrollit trupor të ushtruar ndaj T. A.,  policia gjeti katër qese me kanabis me peshë 16.6 gr.

Dy shtetasit e tjerë kishin pasur dijeni për këtë fakt dhe nuk kishin kallëzuar në organet e Policisë.