Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec, dëme të shumta materiale

 Një banesë është përfshirë nga flakët vetëm pak minuta më parë në fshatin Trebinjë të Mokrës, duke shkaktuar panik mes banorëve lokalë.

Sipas dëshmitarëve, zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën, i favorizuar edhe nga temperaturat e larta të ditës së sotme. Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin menjëherë jashtë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ndodhet në rrugë drejt fshatit Trebinjë një zonë e thellë dhe e largët nga qyteti i Pogradecit.

Dyshohet paraprakisht se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet pritet të kryejnë hetime për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.